-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Dua Lipa nis provat për performancën në “Brit Awards 2021”

Dua Lipa ka nisur përgatitjet për të dhuruar performancë në “Brit Awards 2021”.

Viti 2021, pavarësisht bllokimeve që i shkakton pandemia COVID-19, për Dua Lipën po del të jetë shumë i suksesshëm.

Këngëtarja në edicionin e sivjetmë të “Brit Awards” do të performojë në skenën gjigante të këtij eventi.

Ajo tashmë ka nisur përgatitjet për këtë paraqitje, teksa shpërndau disa fotografi nga provat për performancë.

Dua shihet e veshur me veshje sportive dhe atlete, teksa flokët i kishte lidhur gërsheta në një anë.

Në këtë edicion Dua është e nominuar në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

Përveç Duas, në “Brit Awards 2021” do të performojnë edhe Olivia Rodrigo, Gridd, Arlo Parks dhe Headie One.

Ceremonia në fjalë do të mbahet më 11 maj 2021, duke iu përmbajtur rregullave kundër COVID-19.

Related posts

Melinda Ademi paralajmëron këngën e re “Melodia”, derisa sjell edhe një video me lëvizje provokuese

Admin

Bebe Rexha merr vëmendje duke ekspozuar linjat trupore në kostumin me dekolte të hapur

Admin

Fero sjell këngën e re “Bella” me protagoniste në klip bashkëshorten Arbenita Ismajlin

Admin

Morena Taraku transformohet në personazhin e Chun-Li për festën e Halloween

Admin

A do ta veshë Paris Hilton Valentino në ditën e saj të dasmës?

Admin

“Ishin shumë emocione të bukura”, Bora Zemani flet për ndjesitë e puthjes së jashtëzakonshme me Donaldin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com