12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Drejtuesja e vaksinimit në ISHP: Kemi kapacitete të ruajmë deri në 250 mijë doza

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se janë siguruar 1.6 milion dozat e para për 800 mijë qytetarë. Sipas saj, kapacitete frigoferike në ISHP janë rreth 250 mijë doza.

“Deri tani ne kemi siguruar 1.6 milionë doza vaksinim për 800 mijë qytetarë. Kemi 8 mijë sasitë e parë kanë ardhur dhe sasitë nuk i them dot se përditë po vaksinojmë. Rreth 630 veta kanë marrë dy dozat, ritmet janë më të përshpejtuara se sasitë po na lejojnë të ecim me ritme të shpejta. Aktualisht po operojmë me Pfizer. Po i mbajmë në ISHP se volumet janë të mjaftueshme, por në total kemi mundësinë të pranojmë rreth 250 mijë doza.”, u shpreh ajo.

A kemi ne kapacitete për vaksinimin masiv? “Po, për vetë faktin se kemi një program vaksinimi me një strukturë shumë të mirë, ku në cdo qendër shëndetësore ne kemi infermierë vaksinatorë dhe kësaj armate i bashkohen dhe infermierë të tjerë të qendrave shëndetësore që janë angazhuar në vaksinimin ndaj gripit. Janë llogaritur të gjithë personeli shëndetësor që merret me vaksinimin plus ata që janë marrë me vaksinimin ndaj gripit.“, u shpreh ajo.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com