13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Sport

Drejtuesit e Man Utd të bindur se Zidane është pasuesi ideal i Solskjaerit

Drejtuesit e Manchester Unitedit po e shohin ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, si zëvendësues ideal të Ole Gunnar Solskjaer.

Presioni mbi Solskjaeri po rritet me Unitedin në vendin e gjashtë në ligë pas një humbje 5-0 në shtëpi nga Liverpooli, si dhe një humbje tjetër 2-0 nga Manchester City.

Sipas mediumit Sunday Times, Unitedi është duke punuar për të bindur Zidanen për të zëvendësuar norvegjezin në Old Trafford.

Zidane, 49 vjeç, aktualisht është pa klub që kur është larguar nga Real Madridi për herë të dytë në fund të sezonit të kaluar.

Rekordi i francezit në Real Madrid është shumë mbresëlënës, duke fituar tre Liga të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës si trajner gjatë dy periudhave të tij.

Megjithatë, thuhet se ai nuk është i bindur nëse puna e Unitedit do të ishte ajo e duhura për të. 

Related posts

Twilight Payment wins Melbourne Cup for Joseph O’Brien but race marred by Anthony Van Dyck death

Lea Musliju

Renditen top 25 boksierët më të mirë aktualisht në botë

admin

Zyrtare: Dani Alves kthehet te Barcelona

admin