2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Drejtori sportiv i Udinese, Marino: De Paul nuk largohet

Drejtori sportiv i Udinese, Pierpaolo Marino, ka mohuar zërat se kapiteni i skuadrës, Rodrigo De Paul, nuk do të largohet.

Kapiteni i Udineses Rodrigo De Paul vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në çdo sezon merkatoje dhe së fundi ka dalë sërish në skenë, si përforcim i mundshëm për skuadrat elitare italiane si Interi dhe Juventusi, përcjell SuperSport.

Mediat italiane flasin për një kërkesë prej 35 milionë eurosh nga ana e Udineses, por Drejtori Sportiv i friulianëve Pierpaolo Marino hodhi poshtë mundësinë e shitjes së argjentinasit në merkaton e janarit dhe tha se vetëm në verë mund të negociohet.

“Familja Pozzo (ka në pronësi Udinesen) nuk i shet asnjëherë futbollistët e rëndësishëm në merkaton e janarit. Mund të konfirmoj se De Paul nuk do të largohet tani, por vetëm në verë, nëse do të vijë oferta e duhur”, deklaroi Marino.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com