5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Tema

Drejtësisë së brishtë në Maqedoni i mungojnë gjykatësit!

Gjykatat, në veçanti në qytetet jashtë Shkupit kanë probleme me kuadrin – administrata gjyqësore është e përgjysmuar, por edhe më shumë shqetësues është fakti se në vendin tonë nuk ka se kush të ndajë drejtësi.

“Për çdo vit dorëzojmë plan për punësime deri të Këshilli Gjyqësor për buxhet i cili jep dritë jeshile dhe vendos për plotësimin e vendeve të lira. Kërkesat tona janë një çështje, ndërsa vendimet e Këshillit janë çështje tjetër, ka mungesë të kuadrit”, informojnë për Zhurnal nga Shoqata e nëpunësve gjyqësorë.

Nga kjo shoqatë, shtojnë se kushtet për punë në disa nga Gjykata janë shumë të këqija. “Gjyqtarët punojnë në kushte të papërshtatshme, një mbi një në një hapësirë, një zyrë e vogël shfrytëzohet për dy të punësuar, si për shembull – në Gjykatën e Lartë.

Si do të mbushen vendet boshe të krijuara viteve të fundit, kur sipas sistematizimit të bërë, mungojnë kushtet për punë”, theksojnë nga Shoqata e nënpunësve gjyqësor. Ndërkohë, hulumtimi i fundit i bërë me të punësuarit në administratën gjyqësore tregon se 98 për qind e të punësuarve janë ankuar se kanë probleme shëndetësore.

Në Prokurorinë Publike kërkohet të ketë 251 prokurorë publik, ndërsa për momentin ka 176 prokurorë. Sa i përket administratës, sipas sistematizimit, është planifikuar të ketë gjithsej 1130 të punësuar, nga të cilët janë plotësuar vetëm se 356 vende, që është për 774 vende më pak nga punësimet e planifikuara. Sipas Strategjisë për reforma të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2017 deri në vitin 2022, numri i gjykatësve për kokë banori në vend është më i madh sesa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kështu që numri i gjykatësve nga 550 pritet të zvogëlohet në 500, duke ndjekur Strategjinë e gjyqësorit dhe zvogëlimin eventual të numrit të gjykatave. E njëjta strategji do të përdoret edhe për revidimin e gjendjes në prokurori.

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com