13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Donatella Versace po dizajnon fustanin e nusërisë së Britney Spears

Britney Spears ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Donatella Versace është duke e bërë fustanin e saj që do ta veshë kur martohet me të fejuarin Sam Asghari.

Këngëtarja ndau fotografi dhe një video të saj duke pozuar me një fustan rozë të tejdukshëm përpara se të thoshte se ky nuk është ai që do ta bartë në dasmën e saj.

Më pas ajo tregoi se Versace aktualisht është duke bërë një fustan për ta veshur gjatë ceremonisë së veçantë.

“Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë! Donatella Versace po më bën një fustan ndërsa flasim. Natën e mirë njerëz”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CWE_NTyJBuz/?utm_source=ig_web_copy_link

Njoftimi vjen pasi Spears tha se po përgatitej për një seancë kryesore gjyqësore që mund t’i jepte fund kujdestarisë së saj 13 vjeçare.

Ylli i muzikës pop mund të rimarrë kontrollin e jetës dhe financave të premten, kur gjykata në Los Angeles të dëgjojë argumentet për përfundimin e procedurave komplekse ligjore që kanë qenë në fuqi nga viti 2008.

Spears arriti një fitore të rëndësishme në shtator, kur babai i saj u pezullua nga një pozicion që mund t’i mbikëqyrte paratë e saj. 

Related posts

Nora Istrefi sjell fotosesion unik, duket tërë shkëlqim në fustan të bardhë

admin

Fifi i tregon Granitit se dashuron dikë jashtë, ja ç’këshillë i jep ai

admin

Erion Veliaj takohet me familjen e Rita Orës në Londër

admin