19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Dodik: Republika Serbe nuk do ta njohë Kosovën, por do të bashkëpunojë me të në kuadër të Mini-Shengenit

Anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, tha sot se Republika Serbe nuk do ta jap pëlqimin për njohjen e Kosovës.

Ai këtë pozicion ia ka përcjell delegacionit suedez, me të cilin u takua sot në Sarajevë, raporton B92.

Dodik vuri në dukje se Republika Serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por se është gati për bashkëpunimin rajonal brenda nismës Mini-Shengen, duke deklaruar se dy anëtarët e tjerë të presidencës, gjithashtu mbështetën këtë propozim, transmeton Telegrafi.

Anëtari serb i presidencës përsëriti se Republika Serbe është kundër anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në NATO, por që nuk përjashton bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ai deklaroi se anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës do të udhëtojnë në Bruksel të premten, ku do të takohen me zyrtarët evropianë dhe mirëpret njoftimin e BE-së rreth një paketë me ndihma për Ballkanin Perëndimor, i cili kap vlerat e nëntë miliardë eurove.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com