14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Shqipëri

Dje dëshmoi Berisha, sot merret në pyetje Basha dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur sot nga prokuroria për të dëshmuar mbi protestën e 8 janarit, që demokratët zhvilluan para selisë blu e që u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike.

Basha, që nuk ka konfirmuar për mediet nëse do të jetë i pranishëm, është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës në orën 11:00, ndërsa pas tij do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në orën 12:00.

Një ditë më parë, për 2 orë e 40 minuta ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi përballë prokurorëve dhe iu tregoi versionin e tij për protestën ku mbështetësit e Berishës u përplasën me mbështetësit e Bashës, ndërsa godina e Partia Demokratike pësoi dëme të mëdha materiale, pasi protestuesit thyen dyert, dritaret dhe sende të tjera Brenda saj.

Dje, Berisha sërish akuzoi Lulzim Bashës, se për ditën e protestës, kishte zgjedhur mercenarë për të bunkerizuar PD.

“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë dhe bandë në një kohë që mbrohet nga garda, por edhe sikur të mos mbrohej, ti nga vrasës nëse do të qëndrosh në politikë s’mund ta bësh atë kurrë”, u shpreh Berisha.

Si para prokurorëve edhe para medies nuk shpëtoi pa u shigjetuar edhe lideri i socialistëve Edi Rama, që Berisha përditë e më shumë e shikon si avokat të Bashës.

“Bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë minimumi për larje parash sepse Rama ia mbylli dosjen e larjes së parave në Shqipëri”, tha Berisha më tej.

Berisha këmbëngul se në tubimin e së shtunë nuk pati dhunë dhe ishte një protestë paqësore.

Related posts

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, mbërrijnë materialet, priten me bori nga banorët

admin

Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund pandëshkueshmërisë, ta pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve

admin

Olta Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

admin