19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Djali vrau ish-gruan, fleta nëna e autorit: Ata duheshin

31-vjeçari Elton Metaj vrau ish gruan e tij, Sabrina Benga, por sipas nënës së autorit, ata duheshin.

Sabire Metaj rrëfeu për mediat sesi e mori lajmin për ngjarjen, duke mos fshehur tronditjen.

Sipas saj, djali dhe vajza ishin takuar pasi Elton Metaj doli nga burgu, me qëllim që ai të takonte edhe vajzën e vogël.

Nëna e Eltonit mirëkupton edhe çdo tentantivë të familjes së Sabrinës për të marrë hak.

“Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin”.

“Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë, si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të. Kanë të drejtë dhe për hakmarrje”.

“Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeçe vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Kaq di, ai e donte të shoqen, e donte me kokë”, ka rrëfyer tutje nëna e Elton Metajt./Vizion Plus

Related posts

‘Lufta’ me COVID-19, mbërrijnë edhe 29,250 doza Pfizer në vendin tonë

Admin

Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Rregjistrohen 295 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Admin

Nikolla pret ambasadorin e Zvicrës: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

Admin

Mbi 97 për qind e familjeve në Shqipëri nuk i plotësojnë nevojat për ushqim e veshje

Admin

Manastirliu me fëmijët e shtëpisë së “Zyber Hallulit”: Vit shkollor të mbarë dhe të shëndetshëm

Admin

Nga New Yorku në Prishtinë/ Rama viziton nesër Kosovën, zbardhet axhenda

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com