22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Ditë zie sot në tri shtete: Në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Kosovë

Shkup, 24 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie në të gjithë territorin për shkak të tragjedisë së shkaktuar nga aksidenti i autobusit me qytetarë të Maqedonisë në Bullgari. Flamujt janë ulur në gjysmështizë.

24 nëntori u shpall ditë zie kombëtare dhe në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur Zv.Kryeministri Galab Doneb në Varna. Në këtë mënyrë do të nderohen viktimat e dy tragjedive: zjarri në azilin e të moshuarëve në fshatin Rojak dhe aksidenti i autobusit në autostradën e Strumës.

Edhe Kosova do të jetë në ditë zie, pasi presidentja Vjosa Osmani në mbështetje të legjislacionit në fuqi ka marrë vendim që të mërkurën më 24 nëntor të shpallet ditë zie shtetërore “në shenjë solidarizimi dhe nderimi me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shumica dërrmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku ën Bullgari.”

Mëngjesin e së martës së 23 nëntorit, 46 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë vdekur pasi një autobus u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Në mes të viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë I kanë mbijetuar aksidentit dhe ndodhen për kurim në spitalin e Sofjes.

Related posts

Derivatet e naftës me çmime të reja

admin

Kryqi i Kuq me mbështetje për familjet e viktimave

admin

Perfundon sanimi i defektit në linjën e Leshnicës (FOTO)

admin