9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Diplomatët evropian: Të vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë

Shefat e misioneve diplomatike të shteteve -anëtare të BE-së në vend të drejtuar nga euroambasadori Dejvid Gir, sot në takimin e rregullt vjetor me kryeministrin Zoran Zaev kanë treguar interes të veçantë për aktivitetet rreth zgjidhjes së çështjeve të hapura me Republikën e Bullgarisë për shkak së cilës nuk u arrit konsensus mbi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në Bruksel.

Në takim, siç ka njoftuar Qeveria është theksuar mendimi i pandashëm se procesi duhet sa më shpejtë të jetë e mundur të vazhdojë dhe të përfundojë me fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.

Kryeministri Zaev ka theksuar se për ne është me rëndësi të vazhdojmë dialogun me Bullgarinë në frymën e respektit të ndërsjellë dhe implementimin e marrëveshjes për miqësi përmes bashkëpunimit më intensiv ndër-sektorial.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, ka përsëritur mes tjerash, Zaev nuk ka alternativë. “Njëkohësisht mbetemi fuqishëm të përcaktuar për disa çështje që janë vijat tona të kuqe, siç është identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase, për ta nuk negociojmë”, ka shtuar kryeministri.

Zaev para ambasadorëve detajisht ka shpjeguar mbi vazhdimësinë e procesit reformues, veçmas në pjesën e gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, reformat në administratën publike.

Gjatë kohës së debatit, kryetari i Qeverisë e ka përshëndetur mbështetjen rreth zgjerimit të BE-së nga ana e ambasadores së Portugalisë, Virxhinia Pina me çka ka shtuar se është shumë me rëndësi qëndrimi i presidencës portugeze se fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut është mes prioriteteve dhe se Portugalia do të bëjë gjithçka që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2021.

Kryeministri Zaev i ka ndarë edhe pritjet nga Plani gjithëpërfshirës ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor të KE-së e cila do të mobilizojë financimin deri në nëntë miliardë euro investime në sferën e transportit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe digjital që të krijojë rritje të qëndrueshme dhe vende pune, duke nxitur madje zhvillimin ekonomik në vend në periudhën pas kovidit që vijon.

Zaevi në takim ka shprehur mirënjohje mbi mbështetjen e Brukselit për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19 dhe ka shprehur pritje se do të ketë përshpejtim të kësaj procedure si shenjë e vazhdimësisë dhe solidaritetit në përballje me pandeminë.

“Mbështetje njëzëri e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për perspektivën e qartë të Maqedonisë së Veriut si anëtare e BE-së në takim, është motivimi më i fuqishëm për reformat tona që t’i sjellim standardet evropiane në shtëpi”, ka thënë Zaev në takimin e rregullt vjetor me shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së në vend që sot u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Zhurnal.mk)

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com