22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Dimovski: Kushtetuta nuk lejon që seancat e Kuvendit të mbahen online

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, sot përmes një statusi në FB është shprehur kundër që Parlamenti të punojë online dhe jo me prezencë fizike, si masë mbrojtëse nga Covid 19, informon Zhurnal.

Dimovski shprehet se Kuvendi është në krizë dhe nuk guxon të punojë dhe mer vendime duke mos mbajtur seanca.

Platforma e ngushtë politike dhe numri i vogël i qytetarëve dhe deputetëve që e mbështetën këtë Qeveri janë fakte objektive që ishin të njohura gjatë formimit të kësaj shumice dhe kësaj Qeverie.

Fakt i njohur ishte dhe ekzistimi i Covid 19 virusit.

Shpejtoheshte në zgjedhje me pohimet se nevojiten institucione funksionale për të luftuar virusin dhe krizën ekonomike. Vendimi që të formohet Qeveri me platformë të tillë të vogël politike prapa vete dhe me numër të vogël të deputetëve (në histori më e vogla), prapa vetes ka vendim të udhëheqësve të BDI-së dhe LSDM-së.

Edhe në BDI edhe në LSDM ka politikanë me përvojë të cilët dinë si funksionojnë institucionet (Kuvendi dhe Qeveria) dhe gjithçka që është e nevojshme që ata pa pengesa të kryejnë punën e tyre.

Qeveria e formuar ka vetëm dëshirë të qeverisë, por nuk ka koncept si shteti të përballet me problemet e mëdha”, është shprehur mes tjerash Dimovski.

Siç shton më tej Dimovski, këto muaj shumica me asnjë veprim nuk ka treguar formë institucionale të kyçjes së opozitës në luftën me epideminë dhe krizën ekonomike.

Sipas tij, fjala “Kuvend” ose “Sobranie” në gjuhën maqedonase do të thotë mbledhja e njerëzve në një vend për të vendosur së bashku.

Sipas kushtetutës, sqaron Dimovski, Kuvendi nuk guxon të vendosë duke mos u mbledhur dhe të mbajë seancë, dhe sipas tij, ideja për seanca online është në kundërshtim me Kushtetutën./

Related posts

Bëni kujdes gjatë vizitave në Vodno dhe vendet e tjera për piknik, apelojnë nga Qyteti i Shkupit

Admin

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

Admin

ARDB dhe OSBE nënshkruan Memorandum për zbatimin e projekteve të përbashkëta 2021 – 2024

Admin

Mosrespektimi i masave e rrit numrin e pacientëve të hospitalizuar nga korona në Tetovë

Admin

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi

Admin

Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More