15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Dimitrov takoi Varhejlin në Bruksel: Presim që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet para përfundimit të vitit

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov ka realizuar sot një takim në Bruksel me eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varheji, me të cilin kanë diskutuar për pritjet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet para përfundimit të vitit, njofton Portalb.mk.

Në takim është diskutuar edhe për agjendën e reformave dhe angazhimin e qeverisë së vendit për realizimin e tyre.

“Më vjen mirë që kam mirëpritur sot zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov në Bruksel, për të diskutuar për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së sa i përket ditës së gjelbër për negociatat qasëse, reformat dhe përgatitjet për planin vijues ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndim që do të nxis rikuperimin ekonomik”, ka shkruar Varheji në Twitter.

Dimitrov ka falënderuar eurokomesarin për përpjekjet e tij që vendi të merr dritë të gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim si dhe për ndihmën ekonomike për ballafaqim me pasojat e pandemisë së Covid – 19.

“Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pjesës tonë për të kapur këtë mundësi historike, për të përdorur negociatat qasëse si vegël për të sjellë në vend standardet evropiane dhe për ta bërë prioritet absolut implementimin e planit vijues”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Twitter.

Në Bruksel po rrjedhin negociatat të nivelit teknik për miratimin e kornizës negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

Zëdhënësi i DASH: Ende nuk kami emrat e rinj në lidhje me listën e zezë për Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More