24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Dimitrov në Konferencën e Ballkanit të hapur bashkë me Brnabiç, Rama dhe Eskobar

Beograd, 24 nëntor – Në Beograd sot në Parlamentin e Serbisë do të mbahet Konferenca “Ballkani i hapur – rruga drejt stabilizimit, bashkëpunimit dhe prosperitetit të rajonit”, në të cilin në panelin politik përveç kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, onllajn do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i dërguari special amerikan për Ballkanin Gabriel Eskobar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në konferencë në fjalim përshëndetës pjesëmarrësve do t’u drejtohet kryetari i Kuvendit kombëtar të Republikës së Serbisë Ivica Daçiq dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi Entoni Gofdri, kumtuan nga Kuvendi.

Në konferencë do të prezantohen rezultatet e sondazhit rajonal të opinionit publik dhe rezultatet e analizës ekonomike të iniciativës Ballkani Hapur, si dhe do të mbahet një panel biznesmenësh për efektet ekonomike të Ballkanit të Hapur.

Konferenca organizohet nga Kuvendi kombëtar i Serbisë, Kongresi i Miqësisë serbo-amerikane dhe rrjeti i pavarur kërkimor ndërkombëtar East West Bridge (EVB).

Moderator kryesor do të jetë Jovan Kovaçiq, kryetar dhe themelues i EVB-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të komisionit trepalësh dhe kryetar i grupit serb të komisionit trepalësh.

Related posts

ESHR: Hallkat elektronike për ndjekje në paraburgim nuk funksionojnë!

admin

Jovevski: Faktori njeri ose parregullsia teknike e automjetit shkaqe të mundshme të aksidentit

admin

Përfundoi dita e dytë e debatit për Propozim-buxhetin e vitit 2022 të Komisionit për Financim dhe Buxhet

admin