8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Dimitrov: BE vështirë të ruajë kredibilitetin në ballkanin Perëndimor nëse nuk ka integrime

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Nëse nuk ka lëvizje në procesin e inkuadrimit do të jetë shumë vështirë që Bashkimi Evropian ta ruajë kredibilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas kaq shumë shtyrjesh, deklaroi sot në Lubjanë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë sllovene Anzhe Logar.

Dimitrovi përkujtoi se sivjet vendi shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me BE-në në vitin 2001, dhe se 16 vjet jemi vendi me status kandidat për anëtarësim.

“E zgjodhëm problemin me Greqinë, pritën në metodologjinë e re që të përforcohet besimi në procesin inkuadrues dhe para nesh tani është kjo, shpresoj sfidë e fundit me fqinjët tanë nga Sofja fqinje”, tha Dimitrovi.

Zëvendëskryeministri theksoi se strategjia jonë bazohet në tri shtylla – bisedë dhe gjetje të mirëkuptimit të ndërsjellë dinjitoz dhe evropian me Bullgarinë, pastaj reforma në vend, me ç’rast e informoi Logarin se Qeveria e ka miratuar Agjendën Evropa në shtëpi drejtuar ndaj aktiviteteve të reformave konkrete në më shumë institucione kompetente të fokusuara në klasterin e parë nga metodologjia e re. Baza, sepse, tha ai, edhe qëllimi i procesit inkuadrues është vendosja e standardeve evropiane në vend.

“Edhe shtylla e tretë është ndihmë dhe mbështetje nga miqtë tanë siç është Sllovenia, këtë vit për disa muaj do të fillojë edhe presidenca sllovene me Këshillin e BE-së nga 1 korriku dhe unë e urova Anzhen, i cili më informoi për prioritetet e presidencës sllovene ku, mes tjerash, krahas gjendjes shëndetësore dhe sigurisë në hapësirën e informacionit do të gjendet edhe rajoni ynë”, shtoi Dimitrovi.

Zëvendëskryeministri përfundoi se për ne Sllovenia është një ndër miqtë më të rëndësishëm dhe se këtë vit është strategjike është e rëndësishme për rajonin tone të Ballkanit Perëndimor lidhur me kredibilitetin dhe prekshmërinë e perspektivës evropiane.

Shefi i diplomacisë sllovene Logari tha se me Dimitrovin kanë pasur bisedë produktive tema e së cilës ka qenë inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në BE dhe atë që Sllovenia do ta vendosë në agjendën gjatë kryesimit të saj me Unionin.

“Reformat për Maqedoninë e Veriut janë të rëndësishme dhe Maqedonia e Veriut ka mbështetje për fillim të negociatave për anëtarësim drejt BE-së. Takimi joformal I kreut të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor gjithsesi do të jetë tregues për atë”, tha Logari.

Ministri slloven shtoi se me Dimitrovin kanë biseduar për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, si dhe për reformat që duhet shteti t’i përshpejtojë, duke theksuar se Sllovenia edhe më tej do të vazhdojë të japë mbështetje për fillim të negociatave me BE-në.

Logari gjithashtu informoi se ajo që do të jetë e rëndësishme gate presidencës së Sllovenisë do të jetë konferenca për të ardhmen e Evropës në kuptim të gjerë, ndërsa mes prioriteteve do të jenë kriza shëndetësore, kujdesi shëndetësor dhe siguria kibernetike, që do të jenë dy temat kryesore të kryesimit të Sllovenisë.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com