13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrievski: Askush nuk mund të më kthejë në një parti prej të cilës nuk jam larguar

Shkup, 19 nëntor – Askush nuk mund të më kthejë në një parti prej të cilës nuk kam dalë asnjëherë dhe në përputhje me statutin e LSDM-së, unë ende jam anëtar. Kështu është përgjigja e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievskit pas deklaratës së djeshme të sekretarit gjeneral të LSDM-së, Ljupço Nikollovski se do të bëjnë gjithçka që ta kthejnë Dimitrievskin në parti, informon Zhurnal.

Dimitrievski përmes profilit të tij në FB, thotë se me padurim e pret seancën e bordit qendror të partisë ku do të bisedojnë për statusin e tij, por edhe për siç thotë, politikat humbëse të një pjese të udhëheqësisë që e sollën partinë në gjendjen e tanishme.

“LSDM-së i nevojiten ndryshime radikale dhe transformime vertikalisht e horizontalisht, dhe mënyra e praktikimit të pushtetit, eliminimit të qasjes lukrative klientelistike të cilat duhet të zëvendësohen me politika të vërteta shtetformuese të bazuara në ideologji ku interesi i qytetarëve od të jetë para asaj partiak.

Ne pushtetin nga njerëzit e morëm që të dallojmë, dhe jo të ngjajmë si ata para neve. Pres realizim të dorëheqjeve të paralajmëruara dhe ndryshime kadrovike në Qeveri, por edhe në parti sepse një nga parimet tona ishte se “Fjala është fjalë”, ka shkruar Dimitrievski.

Ai thotë se në periudhën e kaluar është përballuar me shumë presione dhe thotë se nuk ka hapësirë as për marrëveshje për bashkëpartiakët të cilët kanë dalë nga parimet e LSDM-së dhe kanë shfrytëzuar metoda gruevistike.

“Nuk do të lejoj të jem pjesë e disa lojërave për mbledhjen e pikëve të lira politike, fokusi im për momentin është të realizoj të gjitha projektet e premtuara për të cilat fitova besimin e qytetarëve duke u udhëhequr sipas parimeve socialdemokrate”, thotë Dimitrievski, informon Zhurnal.

Ndryshe, Nikollovski mbrëmë paralajmëroi se LSDM do të bëjë gjithçka që ta kthejë Dimitrievskin në parti./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/MaksimDimitrievskiOfficial/posts/2409245972539162

Related posts

Zaev: Bashkëpunimi i ardhshëm i mundshëm me Alternativën do të jetë mbi parimet programuese, bisedat vazhdojnë javën e ardhshme

admin

Sindikata kërcënon me grevë të përgjithshme, ky është shkaku

admin

Dëmshpërblim për aksidentin në Bullgari

admin