22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Dimitar Kovaçevski kandidati më serioz për zëvendësimin e Zaevit si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së

Shkup, 15 nëntor – Ndonëse kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka shtyrë për një kohë të pacaktuar dorëheqjet e tij nga të dya postet, ikja e tij nga këto dy pozita është e pashmangshme, transmeton zhurnal.

Sipas disa informatave jozyrtare, Zaev do të braktisë këto dy pozita në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç thonë disa burime qeveritare, të dy pozitat e Zaevit do t’i marë përsipër një person i vetëm dhe nuk do të jetë kryeministër tjetër, e kryetar i partisë tjetër.

Disa burime mirë të informuara, 10 emra janë shqyrtuar dhe analizuar në kombinim për kryeministër dhe lider të partisë.

Një ndër favoritët së pari ishte Radmilla Shekerinska por e njejta si duket është tërhequr nga gara sepse nuk ka interes. Emra të tjerë janë përmendur dhe Dane Taleski, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Bojan Mariçiq, Jovan Despotovski, Oliver Spasovski, Ljupço Nikollovski, Sanja Llukarevska, Venko Filipçe e të tjerë.

Por siç mëson “Fokus”, kandidati më serioz për të dy pozitat është Dimitar Kovaçevski, i cili për momentin është zv.ministër për finansa dhe njëherit anëtar i Bordit Qendror të LSDM-së.

Kovaçevski për dallim nga të tjerët është më pak i eksponuar në opinion dhe ka më pak stazh në parti, mirëpo ka biografi të pasur. Ai është doktor i shkencave ekonomike dhe profesor në Fakultetin Ekonomik në Amerikan Kolexh.

Ai për momentin përmendet si kandidati më serioz dhe lider i LSDM-së për çka po bëhen konsultime në korniza të LSDM-së, para se gjithash edhe me BDI-në, por sipas informatave, edhe me Alternativën si partner potencial në Qeveri.//Zhurnal.mk

Related posts

Xhaferi dhe Zaev urojnë ditën e alfabetit shqip

admin

Azeski: Është e patjetërsueshme të shpallet krizë energjetike

admin

Visar Ganiu mori çertifikatën për drejtimin e komunës së Çairit për edhe katër vitet e ardhshme

admin