20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Dhunohet një vajzë e mitur në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar një polici se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një person, po ashtu i mitur.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur)  ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Related posts

I hyri me forcë në shtëpi, arrestohet një femër në Prishtinë

admin

Lidhet me litarë skaj rrugës, ia grabisin në qese najloni me para

admin

Arrestohet një trafikant migrantësh

admin