24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Shqipëri

Dhunohet kryebashkiaku socialist/ Denoncon në polici: Një i ri më goditi me grusht në fytyrë

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Sipas News24, ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën në polici.

Dy ditë më parë, ai ka treguar në polici se një person e ka goditur me grusht në fytyrë, ndërsa është fyer edhe nga një 33-vjeçar me iniciale D.S.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës dhe ka ndoshur për shkak të detyrës që ushtron. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë.

Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë. Policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Related posts

Ekspozita për Çamërinë/ Presidenca i përgjigjet Greqisë: Kreu i shtetit jep llogari vetëm para Kuvendit dhe popullit shqiptar

admin

Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, temperaturat mbërrin deri në 41 gradë

admin

Presidenti Zelensky falënderon Metën për mbështetjen ndaj Ukrainës

admin