1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Dhunë në Athinë, 3 policë të lëndruar në protestat ndaj brutalitetit policor

Tre policë kanë mbetur të lënduar në përleshjet që shpërthyen gjatë orëve të vonshme të së martës, me rastin e protestës së mbajtur në kryeqytetin grek kundër brutalitetit policor.

Njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa policia ka bërë të ditur se ai është tërhequr nga motoçikleta e tij dhe është rrahur nga protestuesit.

Rreth 5000 persona kanë vërshuar rrugët e Athinës, në reagim ndaj një videoxhirimi, në të cilin pasqyrohet rrahja e një burri në distriktin Nea Smyrni.

Protestuesit u mblodhën pikërisht në zonën e banimi ku është xhiruar videoja, duke bartur me pankarte në të cilat shkruhej: “Policët le të largohen nga lagjet tona”.

Një grup tjetër i protestuesve me maska kanë hedhur bombola benzine dhe gurë në drejtim të policëve, si dhe një stacioni të policisë. Policia është kundërpërgjigjur, duke përdorur ndaj tyre gaz lotsjellës dhe topa uji.

Të paktën 10 protestues janë arrestuar. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e ka dënuar ashpër dhunën e së martës.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com