18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Dështon sërish mbledhja e Kryesisë – Konjufca e cakton seancën: S’do të lejojmë shantazhet e Listës Serbe

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendi ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Mirëpo me vendim të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, seance e radhës u caktua për të enjten. Me këtë rast ai tha se në këtë seancë pritet përveç pikave të rendit të ditës do të zgjidhet edhe nënkryetari nga radhët e PDK-së.

“Kjo është  e disata herë që Kryesia e vendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum, mirëpo Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi i Kosovës nuk mund të bllokohet . Neni 67 i lejon kryetarit të Kuvendit i lejon të thërras seancën”.

“Vendosëm ta caktojmë seancën pasnesër me datë 18 nëntor në ora 10:00. Pastaj në këtë seancë pritet të zgjedhet edhe nënkryetari, nga radhët e PDK-së, duke qenë se Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Mitrovicës”.

Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin, por që nuk do të lejojnë asnjë kushtëzim e shantazh nga kjo parti.

“Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme, ne nuk pranojmë asnjë shantazh, e aq më pa në mënyrë publike”.

“Zoti Simiq po vjen e në momenti që po e sheh që ne bashkë me të po jemi 4 ai po largohet që mos të mund të merren vendime.  Ai këtë e ka bërë edhe sot, me këtë Lista Serbe po tregon kushtëzim, por ku kushtëzim nuk pranohet”.

Related posts

Shtëpia e Bardhë ‘tallet’ me Trumpin për pretendimin se kishte ‘dërguar ambasadorin Grenell për të mbrojtur marrëveshjen Kosovë-Serbi’

admin

440 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

admin

Votimi nga diaspora – numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

admin