29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Deschamps: Pogba nuk mund të jetë i lumtur në Manchester

Trajneri francez Didier Deschamps thotë se nuk ka asnjë mënyrë që Paul Pogba të jetë i lumtur në Manchester United.

Pogba e filloi këtë sezon dobët, kështu që trajneri Solskjaer e la atë në stol për dy ndeshjet e fundit, dhe ka shumë spekulime se ai do të largohet nga ”Old Trafford”.

“Unë e njoh Paul mirë dhe ai e di mendimin tim. Ai është në një situatë në klubin e tij me të cilin nuk mund të jetë i lumtur, as me minutat e tij, as me pozicionin e tij. Kjo nuk është periudha më e mirë për të, ai kishte një seri dëmtimesh, madje edhe COVID-19 dhe i duhet të gjejë ritmin e tij. Nuk besoj se ai është i lumtur në klubin e tij. Me mua, nuk ka asnjë problem të tillë dhe ai gjithmonë luan”, tha Deschamps.

“Nuk kam asnjë këshillë për të, mund të them vetëm se nuk më ndodh mua. Ai duhet të gjejë ritmin e tij, unë do të përpiqem ta menaxhoj sa më mirë. Ai duhet të jetë i lumtur që është përsëri në ekipin kombëtar”.

Related posts

Sllovenia publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Kosovës, rikthehet futbollisti kryesor

admin

Pas 50 vitesh, asnjë futbollist i Benficës dhe Sportingut në listën e Portugalisë

admin

Meritan Shabani jep sinjalet e para për afrim te Kosova?

admin