33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Auto

Dërgesat e para të Rivian R1T shtyhen për në muajin shtator

Klientët që kanë porositur ‘Rivian R1T Launch Edition’ do të duhet të presin pak më shumë se sa është planifikuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pas disa vonesave të mëparshme – nga fundi i vitit 2020 deri në qershor të këtij viti, dhe pastaj përsëri në korrik – Rivian njoftoi se dërgesat e automjeteve të para do të vonohen më tej.

Shefi ekzekutiv i kompanisë RJ Scaringe, iu dërgoi një letër klientëve se kamionçina elektrike Rivian R1T tani pritet të dalë në shtator, derisa makina SUV elektrike Rivian R1S mund të dalë menjëherë në vjeshtë.

Ky nuk është ndoshta një lajm i mirë, por nga ana tjetër, dy muaj të tjerë nuk janë fundi i botës. Disa tani mund të pyesin nëse Rivian do të arrijë me të vërtetë të lansojë R1T para të tjerëve, përfshirë edhe para automjetit Tesla Cybertruck, për të qenë i pari në treg me një kamionçinë moderne, tërësisht elektrike.

Related posts

Studimi: Veturat elektrike janë shumë më miqësore me mjedisin sesa motorët me djegie

Admin

Ford Mustang E-Mach në Librin e Rekordeve Guinness

Admin

Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta

Admin

Mercedes ngacmon fansat me një veturë elektrike me një diapazon prej 1 mijë kilometrash

Admin

Daimler: Modelet e reja do të jenë vetëm elektrike

Admin

Mercedes-AMG GLE Coupe i Brabus mundësohet nga 800 kuaj fuqi

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More