22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar

Deputetja Blerta Deliu e quan “terrorist” pjesëtarin e Grupit të Kumanovës, reagon Demë Shehu (Video)

Duke debatuar me minstren e deejtësisë kosovare, Albulena Haxhiu, deputetja e PDK-së Blerta Deliu, e ka pyetur se si ndihet që kunatin e ka të akuzuar për “terrorizëm” në Maqedoninë e Veriut. Kjo ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale ku kërkohet nga veteranët e UÇK-së të reagohet për shkak se Deliu i quajti terroristë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Ka reaguar ashpër Demë Shehu, i dënuar me burg të përjetshëm për ngjarjet e Lagjes së Trimave, shkruan Zhurnal.  

Ai kërkon nga deputetët tjerë të PDK-së të distancohen prej fjalimit të Blerta Deliut, të cilën e krahasoi me ish deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Dy krijesat e pështira e diabolike,Hykmete Bajrami nga LDK dhe Blerta Deliu nga PDK ,u rreshtuan në të njëjtën linjë me serbosllavët duke na quajtur terroristë.Njëra e bëri para ca viteve e tjetra në ditën e sotme.

Ju, jo vetëm që e turpëroni vetën tuaj me deklarime të tilla, por i keni turpëruar votuesit tuaj, bashkëpartiakët tuaj , familjet tuaja, poashtu edhe Kombin tuaj.

Në vend se të solidarizoheni me vëllezërit tuaj që po kalben në burgjet sllave, ju po rreshtoheni në të njëjtën linjë me armiqtë tanë.

Turpi iu mbuloftë të dyjave.

Shpresoj se shoqëria dhe miqtë tanë nga të dy subjektet politike,prej të cilave vijnë këto dy krijesa diabolike,do të distancohen nga deklaratat e bashkëpartiakeve të tyre!”, shprehet Shehu përmes facebookut.

Related posts

Mickoski – Miçel: Qytetarët qartë porositën se nevojiten ndryshime të cilat do të sigurojnë një të ardhme të re dhe qeveri të qëndrueshme

admin

Trajçevski: Nga mediat dëgjova se prodhojnë kriptovaluta në Qendrën Tregtare të Qytetit

admin

Zgjedhjet e fundit lokale shënuan rekord historik negativ për daljen e votuesve

admin