13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Bota

Deputeti spanjoll bën thirrje që shteti i tij ta njohë Kosovën

Aitor Esteban, anëtar i Dhomës së Ulët në Kongresin e deputetëve spanjollë nga Partia Nacionaliste Baske, i bëri thirrje kryeministrit Pedro Sanchez që të njohë Kosovën.

Ai tha në seancën e së mërkurës se as Spanja nuk duhet të ketë frikë nga ndarjet e saj, sepse do të ndodhë “ajo që duhet të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave ekzistuese për pavarësinë e Katalonjës dhe të Baskëve.

“Sa i përket Kosovës, dihet që tashmë ka pasur ndeshje futbolli”, ka thënë Esteban me rastin e ndeshjes së futbollit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, e cila u pasua me polemika, pasi Spanja ende nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës, transmeton KP.

Esteban akuzoi gjithashtu Serbinë se nuk flet për ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Related posts

Izraeli sulmon forcat siriane dhe iraniane në Siri

admin

Samiti për klimën rrezikon të përfundojë pa marrëveshje

admin

RCEP, marrëveshje që nxit zhvillimin ekonomik

admin