34.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Deputetët shqiptarë në Serbi formojnë grupin parlamentar opozitar me SDA-në

Depueti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, tha se krijimi i qeverisë së re në Beograd me “pjesmarrje të pakicave” nuk nënkupton përfshirjen edhe të listës së përbashkët të partive shqiptare “Lugina e Bashkuar”. 

Sipas tij pak ditë para krijimit të qeverisë së re, mandatarja Ana Brnabiq, nuk ka zhvilluar takime konsultative me listën shqiptare, duke dhënë kështu sinjalin e qartë për mungesë të vullnetit politik që, edhe kësaj radhe, shqiptarët të përfshihen në shumicën parlamentare.

“Në këtë rast, në mungesë të një oferte serioze dhe mungesë të vullnetit për të konsideruar shqiptarët partner në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Lugina e Preshevës, listës shqiptare i mbetet e vetmja rrugë e krijimit të grupit parlamentar opozitar me SDA të Sanxhakut”, tha Kamberi.

Deputeti shqiptar shtoi se problematika e ngjashme  (të drejtat infividuale dhe kolektive) me të cilat përballet popullata e njërit dhe rajonit tjetër, qëndrimet dhe qëllimet e ngashme politike dhe vizioni për të ardhmen e rajonit e bëjnë SDA partner natyral të listës shqiptare me të cilin, shpresoj, do të bëjë grupin e përbashkët opozitar në përbërjen e re të parlamentit në Beograd, duke mbetur i vetmi grup opozitar ndër 250 deputetë sa ka Parlamenti.

Related posts

Sekretari i Shtetit Blinken drejt Evropës për Konferencën e Libisë

NEFAIL EMINI

Kina u ka kërkuar bankave që të ndalojnë transaksionet me monedha virtuale

NEFAIL EMINI

Televizioni bullgar: Nuk priten ndryshime në qëndrimet e Sofjes

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm kroat: Është koha që Evropa t’i heqë vizat qytetarëve të Kosovës

NEFAIL EMINI

Ivca Daçiq: Është shumë e vështirë të arrihet një konsensus me Kosovën

NEFAIL EMINI

Bitcoin shënon një tjetër rekord negativ

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More