1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Deputetët: KEK-u të mos aplikojë rentë minerare ndaj “Kosova Thëngjill”, konsiderohet shkelje ligjore

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar ankesën e ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli”, për mos zbatimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike përkatësisht për lirimin nga renta minerare.

Për këtë çështje ka raportuar në komisionin drejtues të kësaj kompanie dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo theksoi se nuk ka logjikë ekonomike që renta të faturohet nga KEK-u ndaj “Kosova Thëngjilli”, mirëpo ky është interpretim i Zyrës ligjore që të ndodhë një gjë e tillë.

“Konsideroj që është padrejtësi, por këto janë interpretime ligjore. Sipas kësaj, ndërmarrjet që posedojnë licencë të njësisë minerare lejohen nga renta”, tha ajo.

Ndërsa, Isuf Mehmeti, drejtor menaxhues i “Kosova Thëngjill”, derisa ka arsyetuar ankesën tha se për mos zbatimin e rentës, është e vërtetë se “Kosova Thëngjill” nga 1 janari kur ka dal ky ligj, nuk është respektuar ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Kërkesa është ta marrim një përgjigje nga Kuvendi se a kemi të drejt të lirohemi nga taksa apo jo. Kemi 200 punëtorë, dhe KEK-u na ka dëmtuar shumë. Ne jemi furnizues të fabrikës Ferronikel, pas kësaj kjo fabrikë më nuk është blerës i yni për shkak të mos uljes së taksës, dhe furnizohet nga shtetet fqinje. Pra, gjendja është e rëndë, tash e disa muaj mezi sigurojmë 40 përqind të pagave për punonjësit”, theksoi ai.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se Ligji është i qartë dhe lejon të gjitha këto njësi, ndërsa “Kosova Thëngjill” vazhdon të mos përfitojë nga lirimi i rentës.

Deputeti Shala u shpreh se ligji nuk favorizon, siç tha ai vetëm bosat e sektorit minerar.

“KEK padrejtësisht po e vjel renten në njësinë ‘Kosova Thëngjilli’. Nuk i selekton vet bosat e sektorit. ‘Kosova Thëngjilli’ është në një situatë të rëndë. Nuk mund ta vjel dikush taksën e asaj që ne e kemi liruar. Si pasojë e kësaj, Ferronikeli ka ikur dhe furnizohet nga jashtë vendit. A duhet të falimentojë ministre ‘Kosova Thëngjilli?’, pyeti Shala.

Deputetët e pozitës dhe opozitës ngrenë dyshimin e shkeljeve ligjore në raport të diskriminimit të kompanive.

Edhe deputetja Mimoza Kusari Lila ka mbështetur kërkesën e ‘Kosova Thëngjillit’, e cila tha se derisa KEK nuk paguan rentë minerare, kush është KEK-u që t’ia faturojë ‘Kosova Thëngjillit’ renten. Kjo sipas saj, është e padrejtë.

Deputeti nga PDK, Uran Ismajli, u shpreh që ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, sipas tij nuk duhet të ketë abuzim.

Related posts

Kovaçevski: Ka mjaftueshëm energji elektrike për amvisëritë, çmimi ngelet i njëjtë

Admin

Paga mesatare në gusht 28.642 denarë

Admin

Vazhdon mbështetja shtetërore për kooperativat bujqësore

Admin

Ngjarje përfundimtare nga projekti “Mbështetje për zhvillim të kooperativave bujqësore”

Admin

Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill

Admin

LSM kërkon rritje të pagave përndryshe do të rritet varfëria

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com