30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Depay: Kush nuk do të dëshironte të transferohej te Barcelona

Memphis Depay ka dërguar mesazh të qartë se me shumë dëshirë do të vishte fanellën e Barcelonës në të ardhmen.

Sulmuesi anësor i Lyon, ka qenë dëshira e Ronald Koeman te Barcelona verën e fundit, por ky transferim nuk u kompletua shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19 te katallanët.

Por, ylli holandez ka thënë se për momentin mbetet i fokusuar te Lyon.

“Kush nuk do të dëshironte të shkonte te Barcelona”, është përgjigjur Depay në pyetjen në lidhje transferimin e tij te skuadra katallanë.

“Ai është një klub i madh, ne do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja. Barca është një nga klubet më të mëdha dhe të gjithë do të dëshironin të luanin atje, por unë jam i përqendruar vetëm te Lyon dhe Holanda”.

“Afati i transferimeve nuk është hapur ende, dhe nuk po e mendoj atë për momentin”.

Depay së fundi ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Milan.

Related posts

Ronaldo në shitje, alarmohet PSG

admin

Këta janë 20 futbollistët më të vlefshëm pa kontratë edicionin tjetër

admin

Mediet italiane ‘kryqëzojnë’ Napolin: Ku është Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë

admin