12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Prokurorë joefikas në Maqedoninë e Veriut

Prokurorë joefikas. Kështu Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkruan situatën në Prokurorinë, në raportin e vitit 2020 për të drejtat e njeriut. Vërehet se, edhe pse prokurorët kanë obligim gjashtë-mujor për t’i përfunduar hetimet e filluara, me të drejtë të anulimit deri në një vit kurse për lëndët komplekse deri në 18 muaj, hetimet shpesh zgjasin edhe më shumë.

Në Raport thuhet se vitin e kaluar gjykatat dhe prokuroritë nuk janë financuar mjaftueshëm nga buxheti i shtetit. Është vërejtur drejtësi e vonuar dhe presion i panevojshëm mbi gjykatësit. E gjithë kjo, sipas raportit, ka kontribuuar në efikasitetin e procedurave gjyqësore, por edhe në besimin e opinionit në sistemin gjyqësor. Departamenti i shtetit vuri në dukje se Qeveria ka demonstruar respekt më të madh për pavarësinë gjyqësore se në vitet e mëparshme. Raporti në pjesën e gjyqësorit gjithashtu përmend rastin me gjykatësin Vlladimir Pançevski i cili u shkarkua nga një gjykatës e më pas edhe u dënua për abuzim me sistemin AKMIS, për shpërndarjen elektronike të lëndëve derisa ishte në krye me Gjykatën Penale. Përmendet edhe procedura penale kundër ish kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, të cilin prokuroria e ndjek për abuzim të detyrës zyrtare, pasi nuk i pagoi shtesë rroge kolegut të tij. Raporti gjithashtu thekson se Kushtetuta dhe ligjet parashikojnë gjykim të drejtë, detyrim që Departamenti i shtetit konsideron se gjykatat në përgjithësi e kanë përmbushur.

Related posts

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Admin

Bujar Osmani: Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën fitojmë që në rreth të parë

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com