39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Delegacionet e afganëve dhe talibanëve takohen në Doha

Përfaqësuesit e Qeverisë afgane dhe militantët talibanë më 17 korrik kanë mbajtur bisedime në Doha të Katarit.

Delegacioni i Qeverisë afgane u udhëhoq nga Abdullah Abdullah, kryesues i Këshillit të Lartë për Pajtim Kombëtar. Ndërkaq, ekipi i talibanëve u kryesua nga lideri taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar.

“Bisedimet nisën sot ndërmjet Republikës Islamike të Afganistanit dhe delegacionit të lartë afgan”, tha zëdhënësi i Abdullahut, Fraidoon Khwazoon.

“Pas ceremonisë hapëse, shtatë anëtarët e delegacionit nisën diskutimet”, shtoi ai.

Duke folur në ceremoninë hapëse, Baradar tha se “nuk pritet ndonjë përparim” nga këto bisedime. Ai insistoi se Afganistanit i duhet “një sistem i fortë, i centralizuar dhe i pavarur islamik”.

Abdullah theksoi se delegacioni i Qeverisë afgane përbëhej nga zyrtarë të lartë si dhe “gra dhe studiues fetarë”.

Bisedime po mbahen pavarësisht se në mbarë Afganistanin po zhvillohen luftime, teksa forcat e huaja kanë nisur të largohen nga vendi.

Militantët talibanë kanë lansuar dhjetëra ofensiva dhe kanë marrë nën kontroll mbi një çerek të qarqeve në mbarë Afganistanin./REL

Related posts

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Admin

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

Admin

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

Admin

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

Admin

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

Admin

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More