24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Ministri i brendshëm bullgar: Nuk keni çfarë të shihni, njerëzit janë bërë shkrum e hi

Sofje, 23 nëntor – Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrum e hi, ndërsa sot duhet të fillojë procedura e identifikimit, njofton Zhurnal.

“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrum e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi me autobus ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë.

“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës. Me shumë mundësi zjarri është shkaktuar duke goditur vazhdimisht gardhin mbrojtës. Por, ky është vetëm një version i yni”, tha Rashkov.

Në vendngjarje ka dalë gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka.//Zhurnal.mk

Related posts

Shahpaska: Situata me Kovid-19 në çerdhet mbetet stabile

admin

Ekskluzive / Skender Rexhepi – Zejd kundër marrëveshjes së shumicës së re

admin

Besimi: Në vitin 2022 përmes përforcimit të investimeve do të rikthehen normat e rritjes si para pandemisë

admin