22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Deklarata e Mezanit pas fitores ndaj Arbërisë

Gjilani ka regjistruar fitoren e parë kampionale në shtëpi dhe të dytën në pesë xhirot e para, teksa në shtëpi i ka mposhtur debutuesit e Arbërisë me rezultat 3-1.

Me këtë fitore ka mbetur i kënaqur kryetrajneri i kësaj skuadre Gentjan Mezani, i cili pas ndeshjes theksoi se kjo fitore u’a shton moralin dhe besimin futbollistëve të tij.

“Duhet t’i kënaqemi kësaj fitore sepse kemi arritur të gjejmë rrugën drejt golit, një problem i cili na është shfaqur këtë edicion. Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësuese shpërdorimi i rasteve të shumta dhe shpenzimi i energjisë para portës. Kundërshtari na vuri në vështirësi, pasi që ka një skuadër cilësore, ndaj edhe duhet t’i gëzohemi kësaj fitore ndaj një kundërshtari si Arbëria, pasi që na shton moralin dhe besimin“, deklaroi fillimisht Mezani.

Tekniku vlonjat ka folur edhe për reagimet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes në disa situata, teksa theksoi se ishte pjesë e nervozës së akumuluar prej kohësh.

“Është e natyrshme se kur të akumulohet nervozizmi edhe shpërthen. Sot ndoshta u shfaq më tepër, mirëpo e rëndësishme ishte që fituam ndeshjen dhe për këtë meritën e kanë lojtarët, të cilët treguan karakter për ta rikthyer rezultatin“, ka përfunduar Mezani.

Me këtë fitore tashmë skuadra e Gentjan Mezanit ngjitet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me tetë pikë, aq sa ka edhe Arbëria e cila ndodhet një pozitë më lartë.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More