22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Sport

De Bruyne: E ardhmja ime nuk është e lidhur me Guardiolan

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne këmbëngul se e ardhmja e tij nuk është e lidhur me trajnerin Pep Guardiola.

Ylli belg pranon se nuk mund ta imagjinojë të luajë për një trajner tjetër në këtë fazë, megjithëse thotë se nuk do ta ndjekë atë nëse largohet ndonjëherë.

Në vend të kësaj, De Bruyne beson se trashëgimia e trajnerit të Guardiolës është aq e fortë sa që stili do të ruhet pasi ai përfundimisht të largohet.

“Do të ishte e çuditshme nëse nuk do të luaja më nën Pep, por nuk do të shkoja me të nëse ai largohej nga Manchester City dhe unë jam ende nën kontratë”.

“Por filozofia e klubit anon drejt kësaj, sepse ata luajnë kështu tek të rinjtë dhe gjithashtu me ekipin e femrave”, ka thënë De Bruyne.

Ndryshe, ylli belg ka bërë kapërcimin e nivelit të tij që nga ardhja e Guardiolas te City, pasi De Bruyne cilësohet si ndër më të mirët në botë viteve të fundit.

Related posts

AFC Wimbledon fans urged to stay away as new £30m Plough Lane home opens with Doncaster clash

Lea Musliju

Lëndimi i Pogbas duket serioz, pritet një mungesë prej 10 javësh

admin

Renditen anësorët e majtë më të mirë aktualisht

admin