15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Sport

David Haye rikthehet me fitore në boks, i kërkon përballje Tyson Furyt

David Haye i kërkoi përballje Tyson Furyt, pasi fitoi luftën e tij të rikthimit në ring disa vjet pas pensionimit.

Legjenda britanike e boksit u rikthye nga pension tre vjet pasi vari dorezat pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Tony Bellew.

Haye u rikthye mbrëmjen e së shtunës në ring për të luftuar me Joe Fournier, njeriun që ai dikur promovoi dhe e menaxhoi.

Dyshja, të cilët kanë gëzuar një miqësi të mirë për disa vjet dhe më parë u grindën me njëri-tjetrin, luftuan për tetë raunde dy minutëshe.

Në fund, Haye fitoi me lehtësi të gjitha raundet, të cilat përfshinin edhe një nokaut në raundin e parë pas një goditjeje të fortë.

Më pas, britaniku e ftoi rivalin e vjetër Furyn për një përballje, tetë vjet pasi ata kishin planifikuar të luftonin me njëri-tjetrin, meç i cili dështoi.

“Ka një luftëtar për të cilin do të kthehesha në boksin profesionist dhe ai është Tyson Fury”,

“Tyson Fury, i dhjamosur, unë e njoh kriptonitin e tij, e di atë që ai nuk mund të përballojë”, ka thënë Haye.

Haye dhe Fury

Haye duhej të luftonte me Fury në 2013, por u detyrua të tërhiqej dy herë pas lëndimit.

Në vitet që nga ajo kohë, ‘Gypsy King’ është bërë dy herë kampion i peshave të rënda. 

Related posts

Benzema dhe Osimhen, sulmuesit më efektivë të shtatorit

Admin

Kosova U-17 në konkurrencën e femrave luajti baras ndaj Bjellorusisë

Admin

Brahim Diaz nuk mendon për kthimin te Reali

Admin

Vidal dhe Correa në ekipin e Interit për ndeshjen kundër Shakhtarit

Admin

Morata dhe Dybala kryejnë vizitat mjekësore, pritet t’i mungojnë gjatë Juventusit

Admin

Pedro futet në histori të derbit, ka shënuar gola me të dyja skuadrat

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com