28.5 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Rajoni

Daka takohet me Shefin e Zyrës së BE-së, flasin për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog.

“Kryetarja e KQZ-së, Daka i uroi detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë.

Po ashtu, Daka e njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u kryer për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Related posts

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

admin

Spiralja e rrezikshme e borxhit!

admin

Mitsotakis: Ndalimi i qarkullimit është i detyrueshëm për arsye të shëndetit dhe për të mirën publike

admin