22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur i bindur se vendi që e përfaqëson asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit sa i përket vënies së sanksioneve ndaj Rusisë.
Daçiq e ka quajtur Rusinë vend mik dhe garanci siç ka thënë ai për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit në Kosovë”.Gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e sotme të qujatur “Rusia në Ballkan” të mbajtur në Beograd, ka thënë se përkrahja që Rusia dhe Kina i japin Serbisë, i mundësojnë asaj t’u bëjë ballë, sipas tij, “presioneve të politikës së jashtme”.

Daçiq ka thënë se edhe BE-ja është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë të rëndësisë së veçantë. Ato janë në pikën më të lartë që e mbajnë në mend gjeneratat tona”, ka thënë kryekuvendari i Serbisë, përcjell B92.

Related posts

Temperatura deri në 43 gradë; Ja kur pritet të largohet i nxehti Afrikan

Admin

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë

Admin

Kurti kundër ‘Minishengenit’, Rama: S’mund të presim konsensusin e të gjithëve për t’u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Admin

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Admin

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

Admin

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More