-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota Covid-19

Covid-19 – Mbi 69 milionë të shëruar në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 69 milionë, Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 69 299 752 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (14.786.886), Indi (10.245.741), Brazil (7.518.846) dhe Rusi (3.002.026) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.277.987), Italia (1.781.917), Kolumbia (1.769.935), Gjermania (1.741.800), Argjentina (1.604.373), Britania (1.558.503), Meksika (1.251.782), Polonia (1.197.034), Afrika e Jugut (1.144.857) dhe Irani (1.131.883).

Ndërkohë në mbarë botën janë 25 351 870 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 96,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 2 milionë të vdekur.

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com