-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni

Çmimi blerës i duhanit nuk do të jetë nën 180 denarë, premton Hoxha

Çmimi blerës i duhanit nuk do të jetë nën 180 denarë, i ka qetësuar kultivuesit e duhanit ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha.

Ai ka deklaruar se të hënën do të takohet me Lidhjen e prodhuesve të duhanit, Bordin protestues dhe kompanitë blerëse ku do të harmonizohet metodologjia për shpërndarjen e 5 milionë eurove për ndihmë ndaj kultivuesve të duhanit.

“Atë që e premtuam para një muaj, çmimi mesatar nuk do të jetë nën 180 denarë. Me këto mjete do të mundohemi t’u ndihmojmë kultivuesve të duhanit për shkak të vitit të vështirë”, tha Hoxha.

Ka vlerësuar se prioritet është blerja e duhanit për të cilin janë marrë vesh, ndërkaq për tepricën do të konsultohen në mënyrë shtesë.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com