14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Bota

Cilat vende në Evropë kanë raportuar raste me variantin Omicron?

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia kanë konfirmuar dy rastet e tyre të para të variantit të ri të coronavirusit, Omicron.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, varianti ka detyruar disa vende të vendosin kufizime të tilla si ndalimet e udhëtimit në disa vende të Afrikës jugore.

Varianti Omicdron, për të cilin shkencëtarët thonë se ka një numër të lartë mutacionesh, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut javën e kaluar.

Gjatë ditës së djeshme Belgjika regjistroi rastin e parë në Evropë me këtë variant.

Mutacionet në Omicron, mund të ndihmojnë virusin të shmangë përgjigjen imune të trupit dhe ta bëjë atë më të transmetueshëm, sipas shkencëtarëve. Mund të duhen javë për të ditur nëse vaksinat aktuale janë më pak efektive kundër variantit. 

Related posts

Azerbajxhani feston, Armenia në krizë pas marrëveshjes për Nagorno Karabakun

admin

EMA në bisedime me AstraZeneca për dozën përforcuese

admin

Masa më të ashpra në Austri – të pavaksinuarit nuk do të mund të dalin jashtë shtëpisë

admin