20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Challandes fton Bernard Berishën për tri ndeshjet e nëntorit

Duket se inati i selektorit Bernard Challandes me Bernard Berishën ka marrë fund.

Kësisoj, ylli i Akhmat Grozny ka marrë ftesë për tri ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon në Ligën e Kombeve dhe një miqësore.

Bernard Berisha do të jetë një nga të ftuarit e Challandes, lista e plotë e të cilëve publikohet të dielën.

Këtë ai e ka konfirmuar indirekt përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

”Gjithmonë i gatshëm për ty Kosova ime”, ka shkruar Berisha.

https://www.facebook.com/BerishaBernard/posts/3436382786481840

Kosova do të nisë ndeshjet e nëntorit me miqësoren kundër Shqipërisë më datën 11.

Related posts

Di Marizo vjen me super shkrim për Mërgim Berishën: E quan “Haaland i ri” i RB Salzburg, tregon karrierën e tij dhe prejardhjen

admin

Krerët e FFK-së mbajtën takim me gjyqtarët e Superligës, Ademi iu kërkon të jenë më vigjilent në punë

admin

Ronaldo zbarkon në Spanjë, qindra tifozë brohorasin për të

admin