15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Çështja e detit / Rama tregon detajet e dakordësisë me palën greke

Një ditë pas dakorëdësisë së arritur me palën greke, për t’ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të zgjidhur çështjen e detit, kryeministri Rmaa tregon detaje të tjera.

Sipas tij, ishte Shqipëria ajo që e ka kërkar një gjë të tillë, pasi Greqia, siç tha Rama ishte dakord me marrëveshje ne arritur në 2009.

“Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia, por Shqipëria për ata çështja e detit ishte e mbyllur me marrëveshjen e bërë në ndeshjen me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën. Greqia nuk ka asnjë pretendim më shumë se aq sa mori. Atë çështje e rihapa unë bashkë me PS në opozitë dhe aleatë të asaj kohe.

Në Gjykatë Kushtetuese ka shkuar PS. Gjykata Kushtetuesevlerësoi 9 me 0 dhe e rrëzoi atë marrëveshje. Çështja është rihapur, me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikim me palën tjetër dhe falë vizionit për të ardhmen e përbashkët, për të ardhmen ekryeministrit të Greqisë, i cili sëbashku me ministrin grek ka zgjedhur të vërë në dispozicion të zgjidhjes dhe të ardhmes së detit të gjithë mjetet e nevojshme. Më në fund ranë dakord me ne për ta çuar çështjen para drejtësisë Ndërkombëtare, në duart e një gjykate që i ka të gjitha kompetencat që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem.

Kjo është një zgjidhje ideale për ne që natyrisht në bazë të gjithë protokolleve dhe standardeve do ulemi dhe përgatitemi për të arritur në një zgjidhje të drejtë. Çfarë kërkojmë ne është e qartë, kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Të tjerat janë skandale mendore. Janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën në funksion të pushtetit të ca mediokrëve që e duan me çdo kusht plaçkë Shqipërinë. Këtyre nuk u shkon një sekondë në mend t’ju prekë gjumin as deti, as ajri, as toka, por vetëm plaçka, janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë pasur pushtet. Kush bie pre e tyre është dembel nga trutë e kokës, se nuk ka mundësi”,- tha Rama.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Ministres serbe të Punës i ndalohet hyrja në Kosovë

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More