12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Çështja e detit me Shqipërinë, Dendias: Miqësitë tona i ndërtojmë mbi të Drejtën Ndërkombëtare

Ministrat e jashtëm të Greqisë, Serbisë dhe Qipros mbajtën takimin e tyre të parë trepalësh në Beograd të hënën, duke pohuar angazhimin e tyre për bashkëpunimin në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Jashtëm grek Dendias falenderoi homologun e tij serb Nicola Selakovic për përshëndetjen e nismës Greqi-Shqipëri për të zgjidhur çështjen e zonave detare të dy vendeve në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar, duke shtuar se Mesdheu Lindor duhet të bëhet një det bashkëpunimi, jo një det për të praktikuar politikën e vjetruar të anijeve luftarake. “Ne i ndërtojmë miqësitë tona në kuadrin e së Drejtës Ndërkombëtare,” tha ai.

Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Greqisë për pranimin e Serbisë në BE, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve mbi çështjen e Kosovës. Dendias gjithashtu tha se Greqia mbështet ndërlidhjen e gazit natyror të Serbisë me Bullgarinë, e cila përfundimisht do të lidhet me tubacionin Greqi-Bullgari dhe më vonë me Gazsjellësin Trans Adriatik.

Greqia i jep gjithashtu një rëndësi të madhe Korridorit X të Transportit Pan-Evropian, i cili do të lidhë Selanikun me Salzburgun, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shtoi ai. Rruga nga Pireu dhe Selaniku në veri do të sigurojë transport më të shpejtë dhe përfitime ekonomike.

Dendias ngriti gjithashtu çështjen e Greqisë dhe Qipros që janë vendet e frontit të migrimit në Mesdheun Lindor dhe të detyrimit të Turqisë për të kontrolluar flukset migratore nga territori i saj dhe për t’u kthyer nga BE. “Unë mendoj se Turqia duhet të forcojë kontrollin e saj kufitar dhe të pajtohet plotësisht me marrëveshjen e saj të vitit 2016 me BE,” tha ai.

Ministri i Jashtëm qipriot Nicos Christodoulides nënvizoi se një zgjidhje për çështjen e Qipros duhet të ndiqet mbi bazën e krijimit të një federate bizonale, dykomunale, pa ndërhyrje të jashtme. Pas takimit trepalësh Dendias u prit nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa takimi i ardhëshëm i tre ministrave të jashtëm do të mbahet në Selanik.

Klan News

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com