29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Celta Vigo ndan rrugët me trajnerin Oscar Garcia

Celta Vigo ka ndarë rrugët me trajnerin Oscar Garcia.

Klubi spanjoll momentalisht qëndron në pozitën e 17-të në La Liga, derisa ka humbur tri ndeshjet në pesë ndeshjet e fundit.

Celta ka konfirmuar se Garcia së bashku me të gjithë stafin janë larguar nga klubi.

“Oscar Garcia Junyent dhe stafi i tij nuk do trajnojnë më RC Celta”.

“Celta i uron Garcia dhe asistentëve suksesin më të madh në të ardhmen, në mënyrë profesionale dhe personale”, shkruhej në njoftim.

Garcia erdhi në kreun e Celtas në nëntorin e vitit 2019 dhe në ditën e fundit të sezonit arriti të sigurojë vazhdimin në La Liga.

Related posts

Ronaldo u mburr me 750 golat e shënuara, legjenda e Realit i lë një koment epik

admin

55 futbollistët më të votuar për 11-shen e vitit nga FIFA

admin

Krerët e FFK-së mbajtën takim me gjyqtarët e Superligës, Ademi iu kërkon të jenë më vigjilent në punë

admin