18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Bota

Çekia me rekord rastesh me koronavirus

Republika Çeke raportoi të mërkurën 22,479 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë ditore në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë paraqesin rritje për 54 për qind, krahasuar me një javë më parë.

Shifra thyen edhe rekordin e mëparshëm prej 17,778 infeksionesh, të regjistruar në janar.

Autoritetet çeke raportuan edhe për 95 viktima, të cilat e çojnë në 31,709 numrin total të të vdekurve.

Aktualisht, rreth 57 për qind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar.

Njerëzit duhet të veshin maska në ambiente të mbyllura dhe transport publik.

Ata duhet të tregojnë certifikata vaksinimi ose teste negative për koronavirus, për të hyrë në restorante dhe bare.

Autoritetet, deri më tash, u kanë rezistuar rregullave më shtrënguese.

Numri i pacientëve në spitalet çeke aktualisht është 4,425 – më pak se gjysma e nivelit rekord të shënuar në mars.

Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vendet fqinje të Çekisë: Austri, Gjermani e Sllovaki.

Related posts

Afër Varshavës hapet pishina më e thellë në botë: Shihni si duket Deepspot-i mbresëlënës

admin

Kina zgjeron mbizotërimin global në rrjetet 5G me mbi 1.15 milionë stacione bazë

admin

Koreja e Jugut regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19

admin