22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Teknologji

Caviar shet iPhone 13 Pro me fragment të dhëmbit të tiranosaurit

Kompania ruse Caviar, ka prezantuar prodhimin më të ri të dedikuar për ata që janë të gatshëm të ndajnë një shumë të majme të parave për iPhone ekskluziv.

Prodhimi më i ri i Caviar është iPhone 13 Tyannophone, e pjesë të tij janë fragmente të dhëmbit të tiranosaurit të vjetër mbi 80 milionë vjet.

Kjo pajisje është pjesë serisë së re Tera që përfshinë Monsterphone me panelin e përforcuar pre titani, e si opsion edhe Teradiamond me 1.024 diamante. Ky numër i përshtatet asaj të memories që modelet e reja të iPhone i kanë.

Ky model është i kufizuar në numër të prodhimit – ku vetëm shtatë njësi do të jenë të disponueshmë dhe secila do të kushtojë 8.160 dollarë.

Monsterphone do të prodhohet në 99 njësi, e çmimi i tyre do të jetë 7.760 dollarë. Teradiamond do të shitet me çmim prej 49.500 dollarë, e te blerësit do të arrijnë vetëm 18 njësi.

Related posts

Shteti i parë amerikan që bëhet me “barriera” solare në autostradë, ato do të furnizojnë me energji 100 shtëpi

admin

Samsung prezanton Galaxy S21 FE më 4 janar, e Galaxy S22 më 8 shkurt

admin

E ardhmja e njerëzimit drejt botës virtuale – cilat kompani në botë po punojnë për teknologjinë metaverse?

admin