5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Carovska: Punojmë në zgjodhje të re ligjore për konfirmim më bashkëkohor të materialeve në arsim

Në këtë moment punojmë në zgjidhjen e re ligjore, e cila do të thotë konfirmim më bashkëkohor të materialeve, të cilat do të shfrytëzohen në arsim, pasi librat nuk janë burimi i vetëm. Pikërisht për këtë shkak tani, këto materiale, si didaktike, do t’u ceken shkollave se mund t’i përdorin dhe t’i distribuojnë deri te nxënësit, e gjithsesi nuk janë ato burimi i vetëm, të gjitha burimet tjera të informatave do të mund t’u potencohen shkollave që të mund t’i përdorin më tej, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska gjatë takimit konsultativ në Gostivar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj se deri ku është procedura për shkollat për lëndën e muzikës, respektivisht pse ende nuk janë botuar, Carovska tha se është me rëndësi të gjitha librat të cilat janë në procedurë, më tej të shfrytëzohen edhe në mënyrë elektronike.
“Për këtë shkak vlerësojmë se në këtë mënyrë do të kemi mundësi që nxënësit të kenë qasje deri te ato, por po ashtu shtypja dhe gjithçka që do të thotë qasje deri te kopje e fortë nga një material i caktuar, do të mundësohet përmes shkollave. Vetëm te ne ka tendencë të dorëzimit të librit në vend të dorëzimit të programit”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Ajo rreth mbajtjes së maturës shtetërore, tha se më me rëndësi është ajo se shteti i ynë ka mbetur në rrugën e vendeve të zhvilluara evropiane, me atë që këtë vit ka organizuar maturë.

“Vitin e kaluar të gjitha vendet edhe në rajon edhe në Evropë kanë organizuar maturë, ndërsa nxënësit tanë kanë mbetur të paregjistruar në fakultetet jashtë shtetit, për shkak se shteti nuk arriti të organizojë maturë. Për këtë shkak jam me të vërtetë e lumtur dhe vlerësoj se matura po zhvillohet në standardin, i cili është i nevojshëm, e ai është dhënia provimit për katër lëndë. Mbetemi në rrugën që të kemi maturë, e cila është adekuate me dhënien e provimit për katër lëndë, që do të zbatohet në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me të gjitha palët e prekura”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se në këtë moment punojnë në koncept të ri për maturë, i cili do të jetë në praktikë nga viti i ardhshëm shkollor.

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com