23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Capello: Interi një skuadër për t’u mposhtur në Serie A

Interi është skuadër për t’u mposhtur në Serie A.

Kështu ka deklaruar Fabio Capello, ish trajneri i Juventusit dhe Real Madrid.

Trajneri legjendar italian u ka kërkuar futbollistëve gjithashtu të jenë më të përgjegjshëm, për të evituar rastet me COVID-19.

“Unë kam besim se sezoni do të përfundojë normalisht”, ka deklaruar Capello për mediet në Itali.

“Së pari, ne duhet të kuptojmë se jemi pak më të kujdesshëm sesa është dashur të jemi. Ne humbëm vëmendjen kur rastet u ulën”.

“Unë u them lojtarëve se ata duhet të jenë më të përqëndruar se kushdo tjetër, dikush qartë nuk ishte aty. Ata duhet të kuptojnë që ky sezon është më i ndryshëm nga të tjerët”.

Duke folur për favoritët për titull në Serie A, Capello ka përmendur Interin.

“Ata nuk i shitën ata që donin dhe kanë dy ekipe tani. Do të thotë se ata do të jenë jashtëzakonisht konkurrues”, ka deklaruar Capello.

“Me pesë zëvendësime, Conte mund të ndryshojë rrënjësisht ekipin, dy zëvendësime tjera mund të ndihmojnë trajnerin gjithashtu gjatë javës. Të gjithë do të stërviteshin me më shumë energji dhe lumturi, sepse e dinë se kanë më shumë shanse për t’u përfshirë”.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com