33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi

BZHMV në gjysmën e parë të vitit 2022 me rezultate pozitive

Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup (BZHMV) kumtoi se edhe në gjysmën e parë të vitit 2022, duke e vënë të gjithë kapacitetin e saj financiar dhe operativ  në funksion të realizimit  të qëllimit themelor për të cilin është formuar  – mbështetje të zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në përputhje me politikat strategjike, qëllimet dhe prioritetet e shtetit.

Në kushte të rimëkëmbjes së ekonomisë vendase nga kriza shëndetësore dhe energjitike, aktivitetet e Bankës këtë vit janë në shenjë të mbështetjes së subjekteve afariste në drejtim të uljes së pasojave nga kriza ekonomike dhe energjetike të shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike, me qëllim, qasje më të lehtë në mjetet likuide.

“Në periudhën prej 01.01-30.06.2022, Banka ka punuar në përputhje me planin e miratuar financiar, planin zhvillimor dhe politikën afariste për vitin aktual, dhe ka arritur rezultat pozitiv neto financiar prej 45 milionë denarë (732 000 euro), që është pothuajse dy herë më shumë në krahasim me rezultatin e arritur në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Aktivi i përgjithshëm  i Bankës është rritur për 43 për qind dhe arrin në 16,4 miliardë denarë, me një rritje përkatëse të portofolit kreditor prej 54 për qind dhe të ekspozimit të bazuar në shërbimin e faktoringut prej 200 për qind”, thekson BZHMV.

Në gjysmën e parë të vitit, BZHMV i ka tërhequr tre këstet e fundit nga BIE 6 linja kreditore në vlerë prej 40,8 milionë euro. Sipas Bankës, të gjithë 100 milionë eurot nga kjo linjë kreditore tashmë janë vënë në funksion  të mbështetjes së  kompanive të vogla dhe të mesme. Paralelisht janë vendosur linja të reja kreditore dhe janë lehtësuar kushtet e linjës kreditore për sektorin e bujqësisë.

“Dhe në periudhën e ardhshme plotësisht do të mbetemi në dispozicion të kompanive në përballjen e sfidave aktuale të natyrës ekonomike dhe joekonomike”, thekson Banka.

Related posts

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, Kosova e dyta në rajon

admin

Ministri Bekteshi mbështet Kosovën në Beograd!

admin

Sot përsëri do të ketë ndryshime në çmimet e derivateve

admin