18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar

Bytyqi paralajmëron: Së shpejti do të kemi Qeveri të re me “Zaev 3” me ministra të rinj

Shkup, 16 nëntor – Zv.kryeministri i vendit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se së shpejti mund të kemi një qeveri të re “ZAEV 3”, e udhëhequr përsëri nga kryeministri Zaev, por me disa ndryshime kadrovike. Sipas paralajmërimeve të tij, pritet të emërohen nga 2 deri 7 ministra të rinj, informon Zhurnal.

Sipas tij, duhet të ketë rikonstruim të Qeverisë dhe se kjo shumicë duhet të ngelet edhe më tej.

“Konsideroj se do të kemi së shpejti Qeveri të re me “Zaev 3″. Me këtë, do të ketë dy, tre, pesë apo shtatë ministra që do të zëvendësohen. Konsideroj se Zaev do të ngelet në vendimin e tij personal për tërheqje. Duhet të ketë rekonstruim të Qeverisë, pa dallim nëse do të hyjë një parti e re në Qeveri apo do të ngelë e njetja shumicë, konsideroj se duhet të ketë numrë të caktuar të ndryshimeve kadrovike”, thotë Bytyqi.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Zaev u zgjodh më 31 maj 2017, ndërsa e dyta më 30 gusht 2020.

Për dorëheqjen e Zaevit, Bytyqi thotë se e vlerëson lartë veprimin e tij për shtyerje të vendimit, derisa nuk stabilizohen proceset dhe nuk duhet të pranohet kjo si shumë dramatike.

“Dorëheqja është akt i lartë demokratik dhe në vende normale kjo do të kuptoheshte si mënyrë të rivlerësohet pse gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe të bëhet përbërje e re e Qeverisë, ose udhëheqësi e re e partisë. Tek ne kjo kuptohet pak më dramatike. Por, e vlerësoj lartë veprimin e shtyrjes së dorëheqjes derisa nuk stabilizohen proceset”, thotë Bytyqi.//Zhurnal.mk

Related posts

Sot mblidhet këshilli qendror i LSDM-së, çfarë do të ndodhë me dorëheqjen e Zaevit?

admin

Arsovska: BRT nuk kam premtuar, por transport publik të shpejtë, me kohë dhe falas dhe 250 autobusë

admin

Flet dëshmitari që i pari arriti te autobusi: Nuk ndjeva aromë nafte por aromë gomë e djegur

admin