18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi: Me vigjilencë e ndjekim gjendjen me energjinë elektrike dhe nëse nevojitet do të ndërhyjmë

Shkup, 19 nëntor – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve Fatmir Bytyqi sot porositi se me vigjilencë e ndjekin gjendjen me energjinë elektrike dhe goditjet e çmimeve dhe nëse ka nevojë me mjete financiare do të ndërhyjnë.

“Me vigjilencë e ndjekim, nëse ka nevojë në fillim të vitit të ardhshëm me ndërhyrje me mjete financiare, kemi paraparë mjete në buxhet, dhe këtë do ta bëjmë, sepse vlerësojmë se vetëm kështu dimë kur qytetarëve dhe ekonomisë u duhet ndihmë nga ana e Qeverisë”, tha Bytyqi në pyetjen e gazetarëve në hapjen e Qendrës për Mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale dhe në Panairin e Parë Kombëtar për Ndërmarrje Sociale në Shkup.

Ai potencoi se 65 milionë eurot që u parapanë me vendimin për shpalljen e krizës energjetike nuk janë dedikuar vetëm për furnizim të energjisë elektrike, por, shpjegoi, ato janë ndarë në tre masa të ndryshme.

Masat e tjera, shtoi, janë të veprojmë. Për momentin ndodh që furnizuesit e energjisë elektrike për ekonomi, por edhe për institucionet publike i shfuqizojnë marrëveshjet dhe atje ne duam ta kyçim kapacitetin shtetëror, kjo është EMEM Trejd, i cili në thelb do të furnizojë energji me çmim më të mirë nga të tjerët.

“Kemi bërë një set të masave dhe ai kushton 65 milionë euro të cilat mendojmë që gjashtë muajt e ardhshëm do të bëjë të sigurojmë se as amvisëritë, as ekonomia duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe rreth krizës energjetike”, porositi Bytyqi.

Related posts

Mot relativisht i vranët dhe i ngrohtë me temperatura deri 24 gradë

admin

Qeveria siguroi 284,9 milionë denarë për mbështetje të 1216 punësimeve të reja në sektorin real

admin

Moti sot i freskët dhe me vranësira

admin